
Një numër i madh besimtarësh kanë marrë pjesë sot në faljen e namazit të Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë dhe palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Namazi i Bajramit sot u fal në ora 06:23 minuta gjersa namazi i Sabahut u fal në ora 05:10 minuta.
Hytbeja e namazit kishte për temë vlerën e Ramazanit dhe Bajramit të Fitrit.
Në palestrën “Minatori” përveç burrave falën namazin edhe gratë pas kërkesave të shumta për organizim të faljes së namazit edhe për gjininë femrore.
KBI njoftoi se pritja për urimet me rastin e Fitër Bajramit do bëhet nga ora 10:30 deri në ora 11:30./Mitropol/
Foto arkiv nga Skender Maloku






