“ Me qëndrimin e saj ndaj Rusisë, Serbia u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE”

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, udhëheqës i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, ka thënë se Serbia ‘de facto’ është skualifikuar nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian me qëndrimin e fundit me rastin e pushtimit rus të Ukrainës.
Ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Ballkan tha se në BE s’duhet të ketë vend për ato shtete që nuk i ndajnë vlerat dhe interesat themelore të bllokut.








