Me rastin e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës, Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendra” Vushtrri vizitoi Stacionin Policor në Vushtrri

Sot, kryesuesi i Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendra” Vushtrri, z. Blerim Ibrahimi, së bashku me anëtarët e komitetit, vizituan Stacionin Policor të Vushtrrisë, ku u pritën nga komandanti z. Reshat Kovaçi dhe stafi i tij.
Gjatë vizitës, u shprehën urimet dhe mirënjohjet me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë në ruajtjen e rendit, ligjit dhe sigurisë publike.
Me respekt të veçantë u përkujtua sakrifica e dy heronjve, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, që shërbyen në këtë stacion policor dhe ranë në krye të detyrës. Kujtimi i tyre mbetet përjetësisht shembull i guximit, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj atdheut.
Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendra” Vushtrri shprehi falënderim për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtimin e tyre të përditshëm garantojnë një ambient më të sigurt dhe më të qetë për qytetarët.








