Mediat serbe zbulojë vrasësin e Ivanoviqit, kush e porositi dhe shumën e parave që u dhanë

Mediat serbe raportojnë se Oliver Ivanoviqi është vrarë me urdhër të Zvonko Veselinoviqit i mbështetur nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, të dy këta në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit.
Boban Bogdanoviq mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq Puki, anëtar i klanit të Veljko Belivuk, i ka thënë organizatës KRIK (Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsioni) në Serbi se Oliver Ivanoviqi politikani nga Mitrovica e Veriut është vrarë nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe vrasja është urdhëruar nga biznesmeni Zvonko Veselinoviq, shkruan N1, përcjell Express.
Bogdanoviq i ka thënë KRIK-ut se shoku i tij, Aleksandar Gligorijeviq i ka treguar atij të vërtetën për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.








