Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Mediet serbe i japin jehonë një videoje të shtënash nga arkivi, propagandojnë se është bërë sot në Zubin Potok

Mediat serbe, Kurir dhe Novosti po i bëjnë jehonë të rreme një videoje nga arkivi privat e cila thuhet kinse është bërë në Zubin Potok, shkruan “Mitropol”.

Ata po i referohen një faqeje lokale në Instagram, e cila në fund të videos ‘ua zveshë’ gënjeshtrën dhe i vë në lajthitje mediet serbe, duke treguar se videoja është nga arkivi.

Pellini

“Mitropol” ka tentuar të flasë edhe me Policinë e Kosovës, por të njejtët janë të paçasshëm deri tash.

Pak më herët, pranë një ekipi nga KFOR-i letonez ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok, por kjo breshëri plumbash në video nuk kishte të bënte me situatën reale në terren.

Kjo është video dhe përshkrimi ku pretendohet për të shtëna:

Një breshëri armësh dhe të paktën një shpërthim bëri jehonë më shumë se gjysmë ore më parë në zonën në gjerësi të Zubin Potokut.

Detajet dhe shkaku nuk dihen ende.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë i të shtënave dhe shpërthimit brenda dy ditësh në Zubin Potok, për të cilin nuk kishte asnjë informacion zyrtar.

Barrikadat në Zubin Potok aktualisht janë të qeta.

Video: Arkiv Privat.

Premium Store