Mediumi amerikan: SHBA do të kthejë në Kosovë për rishikim dy afganë, dyshohen për lidhje me talibanët

Rreth 100 afganë të cilët janë evakuuar në SHBA dyshohen për lidhje të mundshme me talibanët ose grupet terroriste.
Kështu ka raportuar me burime mediumi prestigjioz amerikan ‘NBC’, derisa ka bërë me dije se shqyrtimi i të paktën dy prej atyre afganëve ka zbuluar informacione mjaftueshëm aq sa SHBA planifikon t’i dërgojë ata në Kosovë për shqyrtim të mëtejshëm.
Tutje, ata raportojnë me burime se çdo afgan tjetër që shkakton shqetësime të ngjashme gjithashtu do të dërgohet në Kosovë.








