Medi
02KOSOVËLAJME

Mediumi serb Nova.rs: Ushtria serbe vendoset me artileri pranë Jarinjes (VIDEO)

Mediumi serb Nova.rs raporton se ushtria serbe sot vendosi disa topa, përkatësisht topa me rreze të gjatë, në zonën e sigurisë tokësore, afër Jarinjes, transmeton “Mitropol” nga serbishtja.

Vendosja e artilerisë pasoi Milan Mojsiloviqin, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, i cili u nis urgjentisht në Rashkë mbrëmë.

Pellini

“Detyrat që i janë dhënë Forcave të Armatosura të Serbisë dhe mua si shef do të zbatohen plotësisht dhe do të realizohen si të tilla. Situata më poshtë është e ndërlikuar, komplekse, kërkon praninë e Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë vijës administrative dhe në periudhat e ardhshme Forcat e Armatosura të Serbisë, si prag i paqes dhe stabilitetit, do të drejtohen drejt ekzekutimit. Ne i kemi të gjitha informacionet në detaje. Duhet ta dini se masat e marra dhe detyrat e marra do të përmbushen plotësisht”, tha Mojsilović për Pink.

Mirëpo, videon e as praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës nuk e ka konfirmuar ende asnjë institucion vendor e as ndërkombëtar, andaj e tërë kjo mbetet si lajm i pakonfirmuar zyrtarisht.

Kujtojmë se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.

Sipas Kurtit, në këtë takim është diskutuar edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.

Mediat proqeveritare në Beograd kanë raportuar mbrëmë se në Zubin Potok janë dëgjuar të shtëna zjarr, gjersa kanë propaganduar se ky shkëmbim zjarri ka ndodhir mes serbëve vendas dhe policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur incidente mes pjesëtarëve të saj dhe asnjë grupi në veri të Kosovës.

Gjersa KFOR kanë demantuar mediet serbe dhe kanë bërë të ditur se në Zubin Potok ka pasur të shtëna në drejtim të tyre, por se në atë incident nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale./Mitropol/

Active 1