Aurora Group
02LAJME

Mehani për sulmin e sotëm me vezë ndaj Kurtit: Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skënderaj, Hysni Mehani ka thënë se sulmi i sotëm me vezë ndaj Kurtit në Skënderaj , sipas tij, është deshmi që Sami Lushtakut “ju ka lagë baruti”, shkruan Mitropol.

Roadside

Sipas tij, ky sulm poashtu është dëshmi “e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.”

TEB

“Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jasharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.”, reagoi Mehani.

Sipas Mehanit, qeveria ka investuar 3.2 milionë euro në Skënderaj.

Postimi i plotë:

Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria.

3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati.

Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.

Mediet që po më shkruajnë i inkurajoj të merren me punët e mira të Qeverisë dhe të mos merren me ata që po duan gjithsesi të prodhojnë lajme të këqija për Skënderajn.

Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jasharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.

Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale.

Liri