KOSOVËLAJME

Mehmetaj: Dribleri Pecinho do me dal shumë skandaloz, Huruglica e hartoi vetë udhëzimin përmes të cilit fitoi 100 mijë euro

Gazetari Lirim Mehmetaj përmes një postimi në Facebook të cilit i ka bashkangjitur edhe ca fotografi si dëshmi thotë se këshilltari i ministrit Faton Peci, Naim Huruglica fitoi grantin prej 100 mijë eurosh falë udhëzimit administrativ që e hartoi vet, shkruan “Mitropol”.

Market Florenti
Roadside

Mehmetaj e quan Pecin “Dribleri Pecinho” dhe thotë se ai po del shumë ma skandaloz se që e pati hetuar fillimisht.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Postimi i plotë:

E kjo veç është e tepërt

A e dini pse këshilltari i Faton Kriminelit, Naim Huruglica, e ka fitu grantin nga Ministria e Bujqësisë, potë 100 mijë euro.

Ky, siç mund ta shihni në foto, qenka edhe hartues i udhëzimit administrativ përmes të cilit ndahen ato fonde.

Pra, njëherë e ka përpilu udhëzimin administrativ, e më pas, përmes tij, edhe i ka fitu 100 mijë kokrra.

Shihni në foto, grupin punues, shiheni aty Huruglicën, shihni në njoftimin fitues për të, ku ceket udhëzimi administrativ, të cilin vetë e ka hartu.

Dribleri Pecinho do me dal shumë ma skandaloz se që e pata hetu fillimisht.

Këta janë kriminelë të frikshëm e të rrezikshëm.

Veç një ndëshkim popullor masiv i bën të ndalën.

Në ndërkohë, Prokuroria deri tash është dashur të fillojë hetime intensive.