Mehmetaj lartëson Gjykatën Kushtetuese pas vendimit që ZRrE t’ua kthejë qytetarëve 40 milionë euro për rrymën në veri

Pas konfirmit të Gjykatës Kushtetuese që Zyra e Rregullatorit të Energjisë është e detyruar 40 milionë euro t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës, ka reaguar edhe gazetari Lirim Mehmetaj, i cili konstatoi se “veç Kushtetuesja na ka mbetur”.
Reagimi i Mehmetajt:
Veç Kushtetuesja na ke mbetur
S’di sa po e dini që Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim që Aktgjykimi i 9 marsit i vitit 2023 i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës që KEDS-i të na i kthejë ne konsumatorëve afër 41 milionë euro që na i ka marrë kundërligjshëm ishte vendim i vlefshëm ligjërisht.
Ma shkurt, KEDS-i na i grabiti mbi 40 milionë euro duke na e faturuar ne edhe energjinë elektrike të shpenzuar në komunat veriore, kurse Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese na i kthyen.
Përndryshe, vendimin për t’na i kthyer paratë e kishte kontestuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, më saktësisht Qeveria e Kosovës.
Njëfarë kënaqësie kur po e di njeri që të paktën dikush në Kosovë e bën punën profesionalisht.








