Mehmetaj thotë se Saranda Bogujevci ka marrë dëmshpërblim nga shteti i Serbisë për padinë e saj, anipse dikur nuk i donte

Analisti Lirim Mehmetaj tha se deputetja e LVV Saranda Bogujevci, në një deklarim të pasurisë në vitin 2020, ka treguar se ka marrë dëmshpërblim prej 44 mijë eurove pas padisë për familjarët e saj, anipse, sipas tij, para një kohe ajo kishte thënë se nuk donte dëmshpërblim nga shteti i Serbisë, shkruan Mitropol.
Tutje ai tha se në deklarimin e fundit ajo ka harxhuar 12 mijë euro nga kjo shumë.
Mehmetaj tha se nuk përbën problem pse i ka marrë, por pse dilte publikisht se nuk i pranon ato para.
“Ajo nuk e ka kundërshtuar Kurtin as kur ky i fundit e ka shpallë hero të Kosovës, Oliver Ivanovicin, kryekriminelin serb që vrau e masakroi shqiptar.“, tha ai.
https://www.facebook.com/share/p/1BnngriNUr/?mibextid=wwXIfr