
Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka grumbulluar një numër të madh simpatizantësh nga Shtitarica e Dalaku, shkruan Mitropol.
Meholli tha se këto dy fshatra janë lokalitetet ku kanë realizuar fitoret e para si subjekt politik e ku vit pas viti fitoret janë bërë më të thella.
Meholli u premtoi këtyre fshatrave mbështetje për infrastrukturen, bujqësinë, arsimin, mirqenien, punësimin dhe punë pa dallim partie!
Postimi:
Faleminderit Shtitaricë e Dalak! ❤️
Në Shtitaricë bashkë me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal simbolin e rezistencës Profesor Xhemajl Pllana kemi prezantuar programin tonë Bashkë për Vushtrrinë!
Shtitarica e Dalaku të vendosur si çdo here për VETËVENDOSJE! si lokalitetet ku kemi realizuar fitoret e para si subjekt politik e ku vit pas viti fitoret janë bërë më të thella. Edhe kësaj here Shtitarica dhe Dalaku për fitoren e madhe me mbështetje plebishitare e pa dallim partie.
Me mua kryetar pas 12 tetorit Shtitaricës dhe Dalakut ju japim mbështetjen meritore për infrastrukturen, bujqësinë, arsimin, mirqenien, punësimin dhe punë pa dallim partie!
Bashkë për Vushtrrinë!
I juaji,
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








