Meholli mbështetet nga Smrekonica e Vërnica, premton projekte të reja e mbështetje për fshatrat

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, po vazhdon të merr mbështetje nga qytetarët nëpër fshatrat e Vushtrrisë.
Ai ka takuar edhe qytetarët e fshatrave Smrekonicë e Vërnicë të cilëve u ka premtuar mbështetje e realizim projektesh dhe nevojash.
“Smrekonica është vendi i fitoreve të thella të VETËVENDOSJE!-s, vendi që di ta bëjë ndryshimin, vendi që do ta ndëshkojë pushtetin që për 26 vjet e la një pjesë të fshatit pa ujë, pa çerdhe, pa shkollë të re, pa mbështetje për bujkun e fermerin, pa infrastrukturë dhe pa mbështetje për të rinjtë e të rejat.”, tha Meholli.
Ai i premtoi Smrekonicës se brenda mandatit i zgjidhet çështja e ujit, çështja e çerdhes, çështja e shkollës, problemet e infrastrukturës, mbështetja e bujqëve dhe fermerëve dhe mbështetja e të rinjëve dhe të rejave.
Me programin e tyre Bashkë për Vushtrrinë Meholli premtoi se do ia kthejnë dinjitetin edhe Vërnicës dhe Artakollit ashtu siç e meriton!
“Fryma jonë e fitores dhe atmosfera për ndryshim të qeverisjes lokale në Vushtrri prezente në çdo lokalitet të Komunës së Vushtrrisë!”, tha Meholli.
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








