
Kandidati për Kryetar Komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli për rrugëtimin e tij ka marrë mbështetje edhe nga miku i tij, njëherit ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për dy mandate, Gazmend Gjyshinca, shkruan Mitropol.
Meholli tha se gjithë mesditen e kaluan bashkë, duke takuar qytetarët, shëtitur rrugët e qytetit dhe diskutuar projektet për Vushtrrinë, të përfshira në programin e tij Bashkë për Vushtrrinë.
Postimi i plotë:
Nga vizita në Mbretërinë e Bashkuar – drejt në Vushtrri për të më takuar dhe për të më dhënë mbështetje shoku im, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për dy mandate, Gazmend Gjyshinca!
Gjithë mesditen e kaluam bashkë, duke takuar qytetarët, shëtitur rrugët e qytetit dhe diskutuar projektet tona për Vushtrrinë, të përfshira në programin tonë Bashkë për Vushtrrinë. 💪
Me Gazin jemi bashkë deri në fitoren e madhe – e ky është lajm i keq për rivalët dhe për propagandën e tyre me profile të rreme në rrjetet sociale.
Asgjë dhe askush nuk na ndan e ndalon nga fitorja e madhe e 12 tetorit! 🗳️🔥
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️








