Medi
02LAJME

Meholli nga Stanoci i Epërm: Pas 26 vitesh mashtrime, po vjen koha e punës dhe e veprave konkrete

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli sot është mirëpritur edhe në Stanoc të Epërm, shkruan Mitropol.

Active

Meholli tha se Stanocit të Epërm do t’i japin mbështetje dhe punë me projekte e vepra konkrete, e jo premtime boshe e mashtrime, siç e kanë trajtuar subjektet që kanë qeverisur për 26 vite.

Postimi i plotë:

Stanoci i Epërm frymon për ndryshim!

Në organizimin shembullor të kandidatit tonë për Kuvendin Komunal, siç di ta bëjë çdo herë, Prof. Ymer Haradinaj, kemi mbajtur tubimin elektoral me banorët e Stanocit të Epërm.

Të mashtruar nga pushteti aktual dhe pushtetet e kaluara për projektin e ujit, për kanalizimet, për rrugët dhe infrastrukturën, për pronat publike që u tentua t’u gllabëroheshin kësaj bashkësie lokale – e për sa e sa mashtrime të tjera – Stanoci i Epërm është i gatshëm për ndryshim!

Me qeverisjen tonë, Stanocit të Epërm do t’i japim mbështetje dhe punë me projekte e vepra konkrete, e jo premtime boshe e mashtrime, siç e kanë trajtuar subjektet që kanë qeverisur për 26 vite.

Bashkë me Stanocin e Epërm për fitoren e madhe në Vushtrri!

Na priftë e mbara!

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Weelnes