Premium Store
02KOSOVËLAJME

Meholli për orarin e punës së bizneseve: Idrizi po luan me ndjenjat e punëtorëve

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë vendim që të dielën të jetë ditë pushimi për bizneset dhe punëtorët në këtë komunë, përveç të dielave edhe festave zyrtare.

Kryetari i Vetëvendosjes në Vushtrri, Dr. Sylejman Meholli, ka akuzuar kryetarin Ferit Idrizi për mashtrim dhe anulim të orarit të punës së bizneseve dhe puntorëve të sektorit privat. Ai ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kësaj situate dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje të plotë dhe të përbashkët në nivel vendi.

Premium Store

Gjithashtu Meholli ka theksuar se Idrizi ka luajtur me emocionet e puntorëve të sektorit privat lidhur me orarin e tyre të punës.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Vetëvendosjes në Vushtrri, Dr. Sylejman Meholli, ka akuzuar kryetarin Ferit Idrizi për mashtrim dhe anulim të orarit të punës së bizneseve dhe puntorëve të sektorit privat. Meholli ka theksuar se kjo është një shkelje e rregullores së miratuar në Kuvendin Komunal dhe zotimit me ngulm të kryetarit Idrizi, që parashihej ditë pushimi për të dielat dhe ditët e festave zyrtare.

Meholli ka bërë thirrje për një zgjidhje të plotë dhe të përbashkët në nivel vendi nëpërmes Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, duke hartuar një Rregullore unike të cilen e miratojnë në Kuvende Komunale secila komunë veç e veç dhe e zbatojnë pa dallim gjitha komunat e Republikës. Ai ka theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të ketë sukses dhe vazhdimësi zbatushmëria e plotë dhe pa dallim e një iniciative të tillë.

Megjithatë, sipas tij, propozimi i tij nuk u pranua dhe kryetari Idrizi vazhdoi me nisma individuale dhe parciale të nisura nga protagonizmi dhe jo sinqeriteti, duke përfunduar me mashtrimin e orarit të punës dhe me anulimin e datave si 1 maj 2023 në Festën e Punës dhe 9 maj 2023 në Festën e Ditës së Evropës.

Kryetari i Vetëvendosjes në Vushtrri, Dr. Sylejman Meholli, ka kërkuar që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë të drejtë dhe në interes të bizneseve dhe puntorëve të sektorit privat në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën.

Koha