
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli sot ka zhvilluar takim me bujq dhe fermerë të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Meholli tha se me programin e tij do tu kthej shpresën dhe dinjitetin fermerëve me masat mbështetëse:
📌10 cent për litër qumësht;
📌Mekanizma mbështetës për kultivuesit e patates;
📌Mekanizma mbështetës për kultivuesit e shpezëtarisë;
📌Sera dhe multikultivatorë;
📌Mbështetje për fermerët e bagëtive të rralla (dele, dhi, buallica);
📌Mbështetje për bletarët;
📌Treg i Gjelbër funksional për prodhuesit;
📌Vlerësim meritor dhe kompensim të dëmeve në bujqësi;
📌Rregullim i kanaleve kulluese e mbrojtje nga vërshimet – rrugë fushore të mirëmbajtura për qasje të lehtë;
📌Trajnime të avancuara për bujqit dhe fermerët;
📌Organizim e promovim i prodhimtarisë bujqësore të Vushtrrisë përmes agroturizmit dhe “Javës së Prodhimeve Vendore të Vushtrrisë”.







