Mek Selaci zgjidhet më i votuari nga asambleistët e Vetëvendosjes në Vushtrri, fiton mandatin e katërt

Kandidati i VV-së për asamble komunale në Vushtrri, Mek Selaci ka fituar sërish mandatin e përfaqësuesit për herë të katërt.
Kjo është hera e dytë që Selaci del kandidati më i votuar nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet lokale.
Pas numërimit të 100% të rezultateve, Selaci ka falënderuar të gjithë mbështesit e tij gjatë këtij rrugëtimi.
Postimi:
Elhamdulilah!
Per here te 4tert mora besimin per nje mandat te ri ne Kuvendin Komunal te Vushtrrise.
Plote 438 vota (pa mergatën)nga aktivistet, qytetaret, familjaret dhe shoket, bene, qe kete here, ashtu si ne mandatin tim te pare, para 12 viteve, te jem kandidati per te dyten here me i votuar ne listen e Levizjes VETEVENDOSJE!
Faleminderim i veçante per baben, nenen, bashkeshorten dhe gjithe familjaret e mi ane e mbane, ju dua forte! <3
Bashkë do të fitojmë edhe komunen me emer te Zotit me 9 nentor!








