Memli Krasniqi del me pesë propozime për daljen nga kriza, mes tyre edhe 30% i TRUST-it

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, ka thënë se Kosova po kalon nëpër një vit të vështirë, i cili si duket do të mbahet mend si një vit i depresionit të shkaktuar nga krizat e njëpasnjëshme që kanë kapluar vendin.
Sipas tij, këto kriza janë duke gjetur një terren të lirë për të lulëzuar si pasojë e kësaj Qeverie plotësisht të paaftë për të adresuar problemet me të cilat po ballafaqohet vendi.








