Active 2
02LAJME

Memli Krasniqi erdhi sot në Mitrovicë në mbështetje të Bedri Hamzës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë së sotme ka vizituar Mitrovicën, me ç’rast i ka dhënë përkrahje morale kandidatit të PDK-së në këtë komunë, Bedri Hamza, shkruan Mitropol.

Hamza në takim bashkë me Krasniqin dhe qytetarët, premtoi se Mitrovicën do ta kthej në qendër të zhvillimit kulturor, arsimor dhe ekonomik.

Dukato 1

Hamza ka falënderuar Krasniqin për vizitën dhe përkrahjen.

Postimi i Hamzës:

Mitrovica i bashkon zemrat e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, unë do t’i bashkoj mendjet e gjithë profesionistëve për të punuar sa më mirë për qytetin tonë.

E falënderoj kryetarin Memli Krasniqi për vizitën e sotme.

Na pret shumë punë për ta rikthyer Mitrovicën në vendin që e meriton, si vatër e kulturës, si motor i zhvillimit dhe si qytet i kampionëve.

Bashkë për Mitrovicën! 👍

Koha