Active 2
KOSOVËLAJME

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Në Konventën e Përgjithshme të PDK-së sot, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i kësaj partie, shkruan Mitropol.

Krasniqi ka falënderuar delegatët e pranishëm, për besimin e dhënë, për të vazhduar sipas tij, punët e mira për Kosovën.

Aurora Group

Ai tha se nuk e ka pasur ambicie të jetë kryetar i partisë së “Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”.

“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha Krasniqi./Mitropol/

Koha