Dukato 2
KOSOVËLAJME

Memli Krasniqi thotë se Bedri Hamza duhet t’jetë prapë kandidat për kryeministër

Memli Krasniqi, sonte ka bërë të ditur se Bedri Hamza është figurë depolarizuese për të qenë prapë kandidat për kryeministiëe, shkruan Mitropol.

Ai tha në T7, se Hamza ka përvojë të madhe.

Active

“Unë besoj 100 për qind që Bedri Hamza duhet të jetë kryeministër në këtë fazë. Sepse mendoj se kompetenca e tij, karakteri i tij depolarizues dhe figura e tij me përvojë të jashtëzakonshme që guxon të prezantojë një plan vizionar dhe të guximshëm që u prezantua programi, është i domosdoshëm për me u rikuperu dëmet që i ka shkaktuar qeveria e Kurtit”, ka thënë Krasniqi.

“Por duhet me qenë një figurë e përshtatshme dhe besimin e kam te Bedriu dhe ai duhet të jetë kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet që unë jam i bindur se do të jenë shumë shpejtë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se prilli i 2026-ës është afati i fundit kur mund të ketë zgjedhje, por ka shtuar se situata politike e detyron të ketë zgjedhje sivjet./Mitropol/

Active