Medi
02LAJME

Memli Krasniqi viziton shtëpinë e Kadri Veselit në Mitrovicë: Nga kjo shtëpi buron atdhedashuria dhe ideja për pavarësi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka vizituar shtëpinë e Kadri Veselit në lagjen Bair të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Krasniqi këtë vizitë e ka bërë kur kanë kaluar plotë 1 vit kur Kadri Veseli është duke u mbajtur në Hagë, si i akuzuar për krime lufte.

Medi

Krasniqi ka vlerësuar lartë veprimtarin e Veselit, dhe në këtë vizitë ka theksuar se nga familja e Veselit buron atdhedashuria dhe ideja për pavarësi.

Teksa përveç familjes së Kadri Veselit, Memli Krasniqi ka vizituar edhe familjen e ish presidentit Hashim Thaçi.

Për këtë vizitë Krasniqi ka njoftuar përmes një postimi në facebook. Postimi i plotë:

Në Burojë të Skenderajt dhe në Bair të Mitrovicës, vizitova familjet e dy liderëve tanë të pamposhtur – Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët tashmë një vit po mbahen në Hagë. Në këto shtëpi ku buron atdhedashuria, në këto familje ku janë formësuar përpjekjet për liri e pavarësi, gjithmonë gjejmë derën hapur e frymëzimin për të mos u dorëzuar përballë sfidave për ta çuar Kosovën përpara.

Malli e dëshira për kthimin e bijve të tyre është e madhe, por më e madhe është mburrja e krenaria që kanë për ta. Sepse këto familje kanë rritur djem çlirimtarë, që mision jetësor e kanë pasur dhe e kanë Kosovën e lirë dhe të zhvilluar.

E vërteta për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e patjetërsueshme e nuk mund të deformohet kurrë. Fitorja e betejës së fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre për ta dëshmuar pastërtinë e kësaj lufte do të jetë vulë e historisë së lavdishme të vendit tonë.

Premium Store