Pellini
02LAJME

Menaxheri i “mirë” Agim Bahtiri e zhyti edhe më shumë komunën në borxhe, ja shifra

Komuna e Mitrovicës është aktualisht komuna më e varfër në Republikën e Kosovës, mbi bazën e të dhënave që kanë publikuar institucionet përgjegjëse, shkruan Mitropol.

Përveç që është komuna më e varfër, borxhi i saj është mjaftë i madh, e që kalon një milionshin.

Premium Store

Sipas shoqërisë civile në Komunën e Mitrovicës, ky borxh erdhi si pasojë e keqqeverisjes lokale tash e tetë vite, kur në krye të komunës qëndron Agim Bahtiri.

Aktivisti Besart Peci në rrjetin social facebook ka publikuar shumën e borxhit të komunës në kohën e Avni Kastratit, pra para tetë vitesh, dhe borxhin aktual të komunës së Mitrovicës.

Përderisa para tetë vitesh borxhi ishte plotë 1.1 milionë euro, pas tetë viteve në vend se të shkonte duke rënë borxhi komunal vetëm se është rritur, dhe aktualisht kalon shifrën mbi 1.2 milionë euro.

“Avni Kastrati e kishte lënë Komunën e Mitrovicës me 1.1 mil. euro borxhe.

Aktualisht Komuna e Mitrovicës në krye me Agim Bahtirin është në borxhe në shumën prej 1,235,417.51 euro!”, shkroi Peci në facebook.

 

Rritja e borxhit po shihet si aftësi e dobët menaxheriale e Kryetarit Bahtiri për ta qeverisur komunën, ani pse ky lavdohej se është një menaxher i mirë dhe se ka realizuar projekte të mira për qytetin. /Mitropol/

Koha