Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” u kërkon minatorëve që të arrihet një marrëveshje më pagesë më këste

Ndërmarrja “Trepça” u ka kërkuar minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përparimore në lidhje me pagesat për punën në orët e fundjavës, e në vend të kësaj të arrihet një më marrëveshje për pagesa me këste, shkruan Mitropol.
Kjo marrëveshje kërkohet, që të mos ketë shpenzime përmbarimore dhe të avokatëve, sipas kësaj ndërmarrjeje.
“Dëshirojmë t’ju rikujtojmë se aktualisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për muajin prill 2025 për mbi 70% të punonjësve të Trepça Sh.A.. Po ashtu, ekziston rreziku që të mos mund të realizojmë në kohë pagesën e rrogave për muajin maj 2025, pasi sot kemi një ndalesë/urdhëresë përmbarimore mbi 200 mijë euro (për ore vikendi).”, shkruan kjo kompani./Mitropol/.








