“Mentalitet primitiv”: Avokati Koci reagon pasi axha i 18-vjeçarit që u vra në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas raportimeve se axha i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë, i ka dhënë një muaj besë familjares së dorasit.
Koci përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur “nëse jemi në mesjetë dhe ku po jetojmë”.
“Ky mentalitet primitiv, i cili reflekton në të gjitha poret e jetës, është arsyeja kryesore pse po ikin prej Kosovës.” – ka shkruar ai.
Po ashtu, ai ka pyetur se pse është policia dhe sistemi i drejtësisë.
Postimi i plotë:
Lexova në media se axha i 18 vjeqarit që u vra në Podujevë, i paska dhënë një muaj besë familjes së dorasit.
Vërtetë?
A jemi në mesjetë? Ku po jetojmë?
Ky mentalitet primitiv, i cili reflekton në të gjitha poret e jetës, është arsyeja kryesore pse po ikin prej Kosovës.
Nuk mundet një njeri me mendësi të shekullit 21, me jetu në këtë ambient.
Për çka e kemi policinë? Po sistemin e drejtësisë?








