
REL
Policia e Kosovës sapo ka njoftuar se pika kufitare në Merdare u lirua për qarkullim, shkruan “Mitropol”.
Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.”, njofton Policia.









