
Mërgimtari kosovar, Miftar Shala nga fshati Vuçak i komunës së Drenasit i cili jeton dhe punon në Osnbrück të Gjermanisë, ka treguar anën e tij humane, shkruan “Mitropol”.
Ai ka përkrahur 15 familje qe kanë persona me nevoja të veçanta e që janë në gjendje të rënduar ekonomike me vlerën prej 100 eurosh për familje, duke dhuruar gjithsejt 1 mijë e 500 euro.
Stafi i HANDIKOS në Drenas, në emër të përfituesëve të donacionit e ka falenderuar nga zemra bashkëatëdhtarin Shala duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Në anën tjetër, Shala në emër të familjës së tij ua ka uruar festën e Vitit te Ri të gjithë popullit shqiptar e në veçanti të gjithë personave me nevoja të veçanta, me deshirën që Viti i Ri t’iu sjellë shëndet, paqe, mbarësi dhe harmoni në familje./Mitropol/








