Medi
02LAJME

Mërgimtari nga Gjermania bën 1646 km për t’i ardhur në mbështetje Sylejman Mehollit në Vushtrri

Kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli po merr mbështetje nga gjithandej.

Një nga ata që po e mbështesin, është edhe mërgimtari Fitim Behrami, i cili bëri 1646 km nga Manheim i Gjermanisë për të ardhur në Vushtrri dhe për ta mbështetur Mehollin.

Active 1

Postimi i plotë:

Mërgata – forca jonë e ndryshimit! 🙌

Kontributi i mërgatës sonë, gjithmonë i pranishëm në momentet kyçe për vendin, sot po shfaqet sërish me bashkimin dhe përkushtimin për ndryshimin që po vjen. Fitim Behrami, ashtu si shumë bashkëatdhetarë të tjerë, ka zgjedhur të kthehet pranë nesh për ta vulosur këtë fitore historike për qytetin tonë Vushtrrinë!

Bashkë, vendas e mërgatë, do ta bëjmë realitet fitoren e madhe më 12 tetor – për një Vushtrri të drejtë, të zhvilluar dhe me dinjitet!

Nga Mannheim i Gjermanisë nga fabrika e traktorëve John Deere ku punon si profesionist i dalluar plotë 1646 km për fitoren historike sepse besimi e mbështetja e vendasëve është dashamirësia që jeton mes nesh nga fëmijëria!

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Koha