
Vushtrriasi Sabi Kaçandolli që jeton dhe vepron në Karlsruhe të Gjermanisë, i ka dalur në ndihmë një familje nga Ukraina, familje e cila është larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës që po ndodh.
Kaçandolli ka shkuar te kufiri i Polonisë, pasi që ai ka thënë se ka një miqësi për shumë vite me një familje nga Ukraina, dhe me mundësitë e tij u ka ndihmuar atyre.
Kaçandolli ka thënë se kjo luftë po ia kujton luftën e fundit që ka ndodhur në Kosovë. Gjithashtu Kaçandolli thotë se në këto raste ata nuk e shikojnë prejardhjen e tij por vetëm mundësitë për t’i ndihmuar.
Ai thotë se menjëherë do të nisen për në Gjermani, për ta dërguar një familje tek të afërmit e tyre në Karlsruhe.








