Market Florenti
EKONOMIKOSOVËLAJME

Merret vendimi, rikthehet ora policore, gastronomia do të punojë vetëm deri në ora 21:30

Qeveria e Republikës së Kosovës po mban mbledhjen e saj për t’i diskutuar masat e reja kundër covid-19, shkruan Mitropol.

Përveç vendimit për të vendosur masa të reja, njëri nga vendimet e Qeverisë Kurti është edhe rikthimi i orës policore.

Aurora Group

Sipas Ministrit Vitia, ora policore do të kthehet dhe kështu lëvizja e lirë do të kufizohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.

“Tani kur situata epidemiologjike është përkeqësuar, jemi të shtrënguar të marrim masa shtrënguese, duke shtyrë vitin shkollor, duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve ”, tha Kurti.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.

/Mitropol/

Premium Store