Mesazh prekës nga Bedri Hamza: Lamtumirë Nanë

Kryetari i komunës së Mitrovicës sot ka mbetur pa njeriun më të çmuar të tij, nënën, shkruan Mitropol.
Nëna e Bedri Hamzës ka vdekur sonte ndërsa njoftimi u bë nga mediat.
Hamza, theksoi se varrimi i nënës së tij do të bëhet nesër në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme.
Postimi nga Hamza:
Lamtumirë NANË!
Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi.
Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!
Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30








