Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Mësohet se si i shkrepi alltia policit që vrau veten aksidentalisht

Polici mitrovicas, Burim Tahiri ka mbetur i vrarë me armë zjarri sot në Mitrovicë, raportoi ekskluzivisht Mitropol.

Tahirit, siç njoftoi Policia i kishte shkrepur arma aksidentalisht teksa po futej në veturë.

Medi

Rastin e vdekjes e kanë konfirmuar për Mitropol edhe familjarët e të ndjerit.

Edhe nga Policia kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

“Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”, njoftoi Policia.

Weelnes