KOSOVËLAJME

“Metoda e njëjtë e tyre, mos u arsyeto, sulmo” – Peci kritikohet se cenoi dinjitetin e grave të Krushës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është kritikuar se cenoi dinjitetin e grave të Krushës, pas deklarimeve dhe sulmeve publike ndaj Fahrije Hotit, drejtoreshë e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, e cila mohoi kategorikisht se është paditur ndonjëherë dhe që të ketë marrë ftesë nga ndonjë gjykatë.

Market Florenti
Roadside

Gjatë konferencës dje, Hoti i kërkoi ministrit Peci që të reflektojë me kërkim falje publike ndaj grave të Krushës të cilat u bënë subjekt debati publik pas refuzimit që iu bë një projekti të tyre nga shteti.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Çka ka dashtë me thanë zoti Faton Peci kur e ka nxjerr faktin ose dokumentin, që kjo është e paditur? Çka saktësisht ka dashtë me thanë?”, ka pyetur Lirim Mehmetaj në Debat Plus.

“Metoda e njëjtë e tyre; mos u arsyeto, sulmo. Për shembull, ai nuk e ka aspak dert që mund ta dëmtojë edhe në biznes. E ka involvu me tendencën e përlyerjes”, tha ai.

Mehmetaj foli më tej për drojën të cilën e vuri re Hoti nga frika e asaj që ai e quan “ushtria e moralistëve të VV-së”.

“Unë vërejta diçka në konferencën e zonjës Hoti, një zonjë e guximshme, por njëfarë droje e kishte duke e ditur ushtrinë e moralistëve të VV-së që sulmojnë me krejt çka kanë. E vërejtsha që kjo frikësohet pak në kuptimin e përfshirjes së saj në një betejë më pushtetin duke e pasë parasysh që ekziston mbështetje më e madhe për Kurtin, rrjedhimisht edhe për Faton Pecin. Unë veç i pash komentet me fake news, të kontrolluara nga nga Vetëvendosje qysh e dimë të gjithë, me sha e me ofendu.” – tha ai.