
Një rast interesant ka ndodhur sot në kohën kur aktori kosovar, Çun Lajçi, po e pinte kafen e mëngjesit, shkruan Mitropol.
Derisa kishte vendosur që kafenë ta pinte në Hotel Dukagjini, Lajçi u nevrikos kur kuponi fiskal i erdhi në gjuhën serbe.
Ai reagoi me një postim në Facebook, ku ndër të tjera pyeti se a gjindet në Serbi apo Kosovë.
Postimi i plotë:
Hotel Dukagjini
Me shumë dëshirë ta pi kafën, por m’thuej, pse faturën ma prune serbisht!?
Unë s’isha n’Andrievicë!
15.01.2022








