
SHBA dhe BE dje përmendën garancitë që i dha Kryeministri Kurti se s’do të ketë arrestime të serbëve në Veri që i vunë barrikadat. Ehat Miftaraj thotë se kjo kërkesë e SHBA’së dhe BE’së erdhi si rezultat i një postimi të deputetit të VV’së, Armend Mujës, që publikoi një listë për arrestime. Miftaraj thotë se lënia e Dejan Pantiq në arrest shtëpiak edhe pse akuzohet për terrorizëm është e ligjshme. Ai përjashton mundësinë që masa ndaj tij të jetë “negociuar”.








