Dukato 2
KOSOVËLAJME

Milaim Zeka paralajmëron deputeten Arjeta Fejza: “Kam me tregu se kush ta ka ba fushatën në Finlandë”

Milaim Zeka ka vazhduar publikisht përplasjen me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, duke paralajmëruar se do të publikojë informacione të tjera lidhur me fushatën e saj zgjedhore në Finlandë.

Në një shkrim të publikuar sot në rrjetet sociale, Zeka ka pretenduar se do të tregojë se kush e ka ndihmuar Fejzën në fushatë dhe ka përsëritur akuzat e tij lidhur me familjarë të Lulzim Ademit nga Broboniqi i Mitrovicës, njofton Mitropol.

Active 1

Zeka ka folur për Lulzim Ademin, i akuzuar për vrasjen e shqiptarëve në Drenicë dhe Mitrovicë dhe i ikur nga burgu i Mitrovicës e që kishte ndryshuar emrin në “Drazha”.

Ai e ka lidhur këtë emërtim me figurën e çetnikut serb, Drazha Mihailoviq, duke pretenduar se bëhet fjalë për një referencë të qëllimshme.

Në vijim, Zeka i është drejtuar drejtpërdrejt Fejzës, duke e kritikuar për përplasjen me të dhe duke deklaruar se ajo nuk është dashur të “kruhet” me një gazetar dhe veprimtar.

Zeka ka përmendur edhe spiunin Fatmir Sheholli, duke thënë se Fejza nuk duhet të flasë për të dhe duke bërë pretendime të tjera politike lidhur me mënyrën se si, sipas tij, janë siguruar vota nga figura politike.

“Une jam gazetar. Takohem bash me kend te ma do qefi dhe puna”, ka shkruar Zeka, duke argumentuar se takimet e tij me persona të ndryshëm janë pjesë e punës së tij si gazetar.

Në fund të shkrimit, Zeka ka paralajmëruar se ende nuk ka përfunduar me pretendimet e tij dhe ka thënë se pret që Fatmir Sheholli të flasë, duke paralajmëruar publikimin e informacioneve që, sipas tij, gjenden në regjistrat e tij.

Zeka nuk ka publikuar në këtë shkrim dokumente që do t’i vërtetonin pretendimet e tij për fushatën në Finlandë apo akuzat ndaj personave të përmendur.

Postimi:

Sot kam me vazhdu mu marre ma seriozisht me ty. Kam me tregu se kush ta ka ba fushaten ne Finland. Kam me tregu se qysh ka mundesi qe ty me ta ba fushaten vellai i Lulit te Brobaniqit, vrasesit te shqiptareve ne Drenice e Mitrovice, njeriut qe ka ike nga burgu i Mitrovices, dhe e ka ba emrin Drazha, pertritje e emrit te Drazha Mihajlovicit, çetnikut serb, qe ka ma masakra nder shqiptar e mysliman.

Arjetushe, kur e ke dite se sa e felliqte je, nuk ashte dashte me kru me nje gazetar e nje veprimtar, qe ka dhane shume per kete toke e per kete liri. Kam dhane edhe per ty, qe me hanger mut shlire, ama jo mut te Beogradit.
Leje ti Fatmir Shehollin. E vogel je ti me fole per te. Per Fatmirin mundet me fole vetem shefi yt, Baba Albin, edhe me na tregu se qysh ua ka ba votate permes Radojqiçit. Besa kapak mundet me fole edhe Behgjet Pacolli.

Une jam gazetar. Takohem bash me kend te ma do qefi dhe puna. Takohem edhe me hajna, me vrases, me spijuna, me diplomat, me shkrimtar, me prostituta deputete, me deputete qe i mbushin hindet familjarisht, etj, etj.

Prit se Fatmiri hala nuk ka hanger mut e me fole, se kur te flet, ta shohim se kush po del nga krahu i yt i VV-se ne regjistrat e tije…!!!

eKiosk