Dukato 2
LAJME

Minatori Xheloshi: Marre për qeverinë që s’na ndihmon, minatori me mbledh kanaçe është vdekje

Minatori Ramadan Xheloshi në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me situatën e minatorëve, të cilët nuk kanë marrë paga që dy muaj.

Ai është shprehur është marre për qeverinë tonë, siç tha ai, që nuk i ndihmon, përcjell Klankosova.tv.

Dukato 1

Madje, ai tha edhe se është vdekje të shohësh një minator duke mbledhur kanaçe.

“Kjo është marre për qeverinë tonë, që nuk na ndihmon, në çfarë dite kemi ardhë, minatorin me e pa duke mbledhur kanaçe, kjo është vdekje”.

“Unë kam qenë pjesëmarrës i dy grevave, kam qenë i burgosur, kam marrë edhe lëndime, e me më ardh puna kështu, këtu është katastrof”, ka thënë ai.

Koha