KOSOVËLAJME

Ministrat e KiE-së refuzuan kërkesën e Kosovës, Gërvalla thotë se oferta për draft të ri të Asociacionit nuk vlen më

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi sot Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nuk diskutoi fare rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Roadside
Market Florenti

Ajo ka bërë me dije se më nuk vlen as oferta e Kosovës për hartimin e një drafti të ri për Asociacionin, të cilin dje ia ka nisur kryetarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka thënë se ajo letër e humb relevancen pasi Komiteti i Ministrave nuk mori parasysh kërkesne e Kosovës.

“Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, ka shkruar Gërvalla.