KOSOVËLAJME

Ministres Rizvanolli dhe deputetëve të VV-së iu shkruan “Prishtina, Serbia” në platformën Scopus

Fushata

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, raportohet se në publikimet e tyre në plaformën “Scopus” e kanë vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Portali “Paparaci” raporton se kjo platformë nuk e njeh Kosovën, dhe se njëjtë, kanë vepruar disa deputetë të partisë në pushtet.

Roadside

Tutje, ky medium thotë se deputeti i VV-së, Fitim Uka e ka publikuar punimin e fundit në Scopus gjatë vitit 2023.

Po ashtu tutje thuhet se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në shtator të vitit 2022 kishte deklaruar se Kosovën e ka njohur kjo platformë, pavarësisht se edhe në punimin e deputetit të lartëpërmendur adresa figuron “Prishtinë, Serbi”.

“Si rezultat, e gjithë puna e hulumtuesve tanë nga Kosova deri më tani i është faturuar Serbisë. MASHTI ka marrë masa, duke e adresuar këtë problem dhe sot kam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me gjithë komunitetin hulumtues se tashmë puna hulumtuese e tyre i njihet Kosovës.”kishte deklaruar ajo.

Ndërkohë, njëjtë, edhe deputetë të tjerë të VV-së, si Armend Muja e Ardian Gola, figurojnë me adresën“Prishtinë, Serbi”.

Publikim në këtë platformë ka edhe presidentja Vjosa Osmani, por kjo e fundit, adresën e ka “Prishtinë, Turqi”.

Për më shumë, lexoni tekstin e plotë.