Aurora Group
KOSOVËKULT'ARTLAJMESPORT

Ministri Çeku mirëpret nënkampionin e botës në karate Islam Selmanin: Ky është një rezultat historik për sportin tonë

Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka pritur në takim presidentin e Federatës së Karates, Besart Baruti, nënkampionin e botës në karate, Islam Selmani dhe përzgjedhësin Isak Curri.

Çeku e ka uruar nënkampion e botës, duke thënë se ky është një rezultat historik për sportin tonë dhe një dëshmi e punës dhe vendosmërisë.

Aurora Group

Postimi i Hajrulla Çeku:

🥈Mirë se erdhe në shtëpi, kampion! 🇽🇰

Islam Selmani u kthye sot në Kosovë si nënkampion i botës në karate. Pata kënaqësinë ta mirëpres në zyrë, së bashku me përzgjedhësin Isak Curri, kryetarin e Federatës së Karatesë, Besart Baruti dhe sportistët tjerë.

Ky është një rezultat historik për sportin tonë dhe një dëshmi e punës dhe vendosmërisë së Islamit. Ai na bëri krenarë të gjithëve dhe e ngriti karatenë e Kosovës në majat e garave botërore.

Ky triumf është frymëzim për të gjithë sportistët tanë.

Urime Islamit dhe gjithë ekipit! 🇽🇰🥋

Koha