“Ministri Luci, ai i shkurti si peci”, Pronari që iu mbyll pompa e derivateve tallet me mbiemrin e ministrit Peci
Ministria e Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës ka vendosur të enjten shiritat përreth dy pronave kadastrale, më saktësisht, pompat e derivateve “Patroni” dhe “Liria”.Pronari ishte prezent gjatë tërë aksionit. Ai dha edhe një prononcim për media duke akuzuar ministirn për këtë vendim.
Gjatë prononcimit të tij, Morina është tallur me mbiemrin e ministrit Peci duke e nënqumar. Ai i drejtohet me fjalet “ministri Luci”
“Ky ministri që ka ardhë, ky Luci na ka bërë të padrejtë mos me vazhdu kontraten por me rrenu objektin. Na nuk Iidim qellimet e tija pse ka marr këso vendime ky ministër. Ministri luci, peci ai I shkurt si peci”, deklaroi Morina para mediave.
Pas kësaj, pronari “Patronit”, Habib Morina tha se do të presin një vendim nga gjykata për të patrë se kush ka të drejtë.