
Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Mitropol.
Gjatë kësaj vizite, Peci, ka shfrytëzuar rastin t’i vizitoj edhe ushtarët e FSK-së që janë në trajnime në IOWA të SHBA-ve.
Trajnimet e përbashkëta mes FSK-së dhe ushtarakëve të IOWA-së, ministri nga Mitrovica i ka vlerësuar lartë, duke thënë se aftësimi profesional i ushtarakëve të FSK-së nën mentorimin e Gardes Kombëtare të Iowës është garanci e sigurisë nacionale të Kosovës dhe faktor në stabilitetin në rajon.
Perveç këtij takimi ministri Faton Peci gjatë ditës së djeshme ka vizituar edhe një sërë institucionesh shtetërore në Iowa. /Mitropol/








