Market Florenti
KOSOVËLAJME

Ministri mitrovicas i përvish mëngët dhe i fut duart në dhé, thotë se do mbillen 1 milion fidane

Ministri mitrovicas i Bujqësisë, Faton Peci ka përvishur mëngët për të mbjellë fidane në Ponesh, në Majën e Gjelbër në një lartësi prej 850 metrash, shkruan Mitropol.

Ai ka njoftiar se në kuadër të Strategjisë për Pyje 2021 – 2030, për të parandaluar shpyllëzimin, këtë vit në Kosovë do mbillen 1 milionë fidane.

Tripika

Njoftimi i plotë:

1 milion fidane të reja për pyllëzim këtë vit!

Në Ponesh në vendin e njohur si “Maja e Gjelbër”, në një lartësi mbidetare prej rreth 850 m⛰, së bashku me Ambasadoren e Suedisë znj. Hernmarck 🇸🇪, “Ekipin e Gjelbër” të Ambasadës Amerikane 🇺🇸 dhe me anëtarë të shoqatës KUSA (Kosova United States Alumnis) dhamë kontributin tonë simbolik në nismën e 1 milionë fidaneve🌲 në kuadër të pyllëzimeve vjeshtore me të cilat po udhëheq Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe MBPZHR🇽🇰.

Shpyllëzimi dhe prerjet ilegale mbeten sfidë që duhet trajtuar me prioritet. 🆘️

E duke u nisur nga kjo, ne kemi ndërmarrë një sërë hapash në këtë drejtim 👉duke finalizuar Strategjinë për Pyje 2021 – 2030,
👉 themeluar Task Forcës ndër-institucionale për Pyje
👉si dhe po avancojmë legjislacionin përkatës respektivisht Ligjin për Pyje i cili është në proces finalizimi.

Karakteristikë për zonën e Poneshit është pisha e bardhë, e zezë dhe ajo halore.🌲🍃

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/1889181781295682/posts/3061561157391066/?d=n

Koha