LAJME

Ministri Murati rrit pagat për tre muaj, ja kush përfiton

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka nxjerrë një vendim të ri përmes së cilit ngriten tavanet e kompensimeve për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës për sektorin publik.

Siç bëhet e ditur në vendimin që ka siguruar Paparaci, ngritja e tavaneve të kompensimeve vlen për tre muajt e fundit të këtij viti, pra tetor, nëntor dhe dhjetor.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Ngritja në kompensim është bërë për punonjësit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Policinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, ATK, Doganën, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Shërbimin Korrektues.

Më poshtë mund të shihni vlerën totale të kompensimit për secilën nga institucionet e lartëpërmendura: