KOSOVËLAJME

Ministri Peci thotë se për tre vjet ka ndryshuar rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ai tutje ka thënë se në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kanë arritur që të kenë rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë! 43,478 hektar më shumë drithëra apo për 63% më shumë! Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave”, ka shkruar ai.