Premium Store
KOSOVËLAJME

Ministri serb i Mbrojtjes kërcënon Kosovën me luftë pas suspendimit të gjyqtares serbe të Gjykatës së Mitrovicës

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin e ka quajtur si “provokim i përmasave të mëdha” suspendimin e gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Vulin thotë se ky është një hap drejt përfshirjes së Serbisë në luftë në Kosovë apo siç e ka quajtur ai një “konflikt”, raporton B92.

Market Florenti

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin.

Ndërkaq, lidhur me suspendimin e saj ka reaguar edhe Vuçiq i cili tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi, në një adresim përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, të enjten.

Premium Store