Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Ku janë ata që premtuan se do ta pushtonin Kievin për 72 orë? Nuk po i shoh

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të luftës, ministri i mbrojtjes i vendit po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.
Në një postim në Twitter, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov shkruan se “72 orë rezistencë të vendit” i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.








