Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ministri viziton ushtrinë serbe jo shumë larg Kosovës, thotë se janë në “gjendje gatishmërie”

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, ka vizituar dje në mbrëmje Detashmentin e Xhandarmërisë në Kralevë, duke nxitur kështu dyshime për një lëvizje të mundshme drejt Kosovës.

Kraleva është qytet jo shumë larg pikës kufitare, Jarinjë, në pjesën veriore të Kosovës.

Dukato 1

Sipas njoftimit të MPB-së serbe, Gashiq “me këtë vizitë është bindur për gatishmërinë luftarake dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të kësaj njësie”.

“Ministri vuri në dukje se të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur në gjendje të lartë të gatishmërisë luftarake dhe se pjesëtarët e Xhandarmërisë janë të gatshëm të përmbushin çdo detyrë që u vihet nga udhëheqja e Republikës së Serbisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Po ashtu në këtë njoftim, thuhet se gjatë kësaj vizite, Gashiq në një bashkëbisedim me pjesëtarët e këtij Detashmenti theksoi përkushtimin e tyre për mbrojtjen e Republikës së Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Pellini