Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 1116 vende të lira të punës, 60 vetëm në Mitrovicë

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për plotë 1116 vende të lira të punës, raporton Mitropol.
Nga ky numër i madh i vendeve të punës, 60 vende të lira janë vetëm në qytetin e Mitrovicës, teksa ky numër është i ndryshueshëm në qytetet e tjera të Republikës së Kosovës.
MSH ka hapur vende të lira të punës për:
Infermier (20 vende në Mitrovicë)
Ndihmës Infermier ( 6 vende në Mitrovicë)
Teknik i Rentgenit (2 vende në Mitrovicë)
Teknik Laborant në SHKSUK (2 vende në Mitrovicë)
Teknik Laborant në IKSHP (3 vende në Mitrovicë)
Staf Teknik dhe Mbështetës në SHKSUK (8 vende në Mitrovicë)
Staf Teknik dhe Mbështetës në IKSHP (1 vend në Mitrovicë)
Inspektor Sanitar (10 vende në Mitrovicë)
Mjek i përgjithshëm në QKMF (5 vende në Mitrovicë)
Infermier i përgjithshëm në QKMF (3 vende në Mitrovicë)
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
MSH njofton se data e hapjes dhe mbylljes së konkursit është : 20.08.2021 deri 24.08.2021
Dokumentet që duhet plotësuar janë si në vijim:
CV-ia e plotësuar dhe dokumentacioni i kërkuar (Diploma, Licenca dhe dëshmitë për përvojën profesionale të punës), të skanuara, dergohen në imell adresën: dbnjmsh@rks-gov.net
Në kërkesën për aplikim duhet të cekët qartë pozita e punës dhe vendi i punës (Institucioni dhe Komuna në të cilën aplikon), numri i referencës dhe nr. i telefonit dhe imell adresa.
Nëse në aplikacion nuk cekët pozita e punës, emri i institucionit për të cilin aplikon, komuna në të cilën aplikon, nr. i telefonit, imell adresa dhe kërkesat tjera si më lartë, aplikacioni do të hudhët si i pa vlefshëm;
Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Konkursin e plotë e gjeni në linkun: https://msh.rks-gov.net/sq/konkurs-39/








